Shumë qytetarë janë kthyer mbrapsht nga pala kosovare në doganën e Morinës. Bëhet me dije se qytetarët shqiptarë janë kthyer pasi janë të vaksinuar me vetëm një dozë të vaksinës kundër Covid-19.
Advertisements
Ky kaos në doganë është shkaktuar pasi qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që në territorin e saj të futen vetëm ata që janë të vaksinuar plotësisht.
Vendimi është marrë në mbledhjen e së mërkurës të qeverise së Kosovës, ndërsa qytetarët e Shqipërisë nuk kanë patur dijeni për këtë ndryshim masash.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!