Do të kushtojë rreth 140 milionë euro, këto janë dy kompanitë turke që do të ndërtojnë tunelin e Llogarasë

Ditën e djeshme është shpallur edhe fituesi i tenderit për ndërtimine e tunelit të Llogarasë, i cili do të ndërtohet nga dy kompani turke. Ky tunel pritet të përfundojë për një periudhë punimesh 36 mujore, ndërkohë që vlera e ofruar nga dy kompanitë turke është 17 036 526 000 lekë (të reja), ose rreth 140 milionë euro pa Tvsh.

Advertisements

Gjatësia e këtij tuneli pritet të jetë 5.9 km, ndërsa në hyrje dhe dalje të tij do të lidhet me dy ura, njëra 100 metër dhe tjetra 40 metër. Në tender kanë marrë pjesë 5 kompani, por fituese u shpall bashkimi i operatorëve ekonomikë “INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED SIRKETI” dhe ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI.

– INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK INSAAT SANAYI VE TICARET LIMITED NIPT 4780437420 (regjistri i biznesit ne Stamboll

Advertisements

– SIRKETI ASL INSAAT TAAHHUT VE SANAYI TICARET LIMITED SIRKETI me NIPT 0860072787.

Pasaporta e Tenderit

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDORËHIQET Kancelari austriak Sebastian Kurz, shkak bëhen akuzat për korrupsion të ngritura ndaj tij
Artikulli tjetërBabanë ia vranë në krye të detyrës, 21-vjeçari kërkon për të statusin “Dëshmor i Atdheut”