Diell dhe reshje shiu në disa zona, ja si do jetë moti sot dhe nesër

Fundjava do të nisë me mot të paqendrueshëm. Vranësirat parashikohen mesatare dhe të dendura, ndërsa prej orëve të para pas mesnatës parashikohen reshje e shtrëngata shiu në veriperëndim e jug, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Advertisements

Gjatë ditës reshjet do të përfshinë pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët. Në veri, jug e bregdet do të vijojnë reshjet e shiut e shtrëngatat e shkurtra me intensitet mesatar e në formë të lokalizuar rrebeshe shiu me rrufe në këto zona.

Ditën e diel moti do të nisë i vranët në të gjithë vendin. Prej orëve të mëngjesit vranësirat do ti lenë vendin motit të kthjellët. Në orët e para pas mesnatës e deri në mëngjes në jug e pjesërisht në qendër reshje shiu në intensitet të ulët. Më tej reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.

Advertisements

Era gjatë së shtunës do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare ndërsa të dielën do të kthejë drejtim nga veriu e verilindja mesatare dhe bregdetin verior e vrullshme. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKëmbimi Valutor, 23 Tetor 2021
Artikulli tjetërPo rilind dashuria? Donald Veshaj i dhuron trëndafil të bardhë Borës dhe i rrëmben një puthje në buzë, ja biseda mes tyre në shtëpinë e “Big Brother”