Nënë e bijë nga Saranda ndodhen prej muajsh në burgun e grave në Tiranë të akuzuara për “dhune ne familje”. Fillimisht më 12 korrik të këtij viti në pranga ra Remilda Hajdinaj, 25 vjeç. Nëna e saj, Dafina Hajdinaj e akuzoi atë për dhunë. Edhe pse 25-vjeçarja para Gjykatës kërkoi një masë më të lehtë sigurimi pasi sipas saj ishte vetëmbrojtur ndaj veprimeve të nënës, e cila njëkohësisht rezulton me probleme mendore, Gjykata sërish e la në masën “Arrest në burg”.
Advertisements
Ndërkohë më 11 gusht policia arrestoi edhe Dafina Hajdinajn. Ajo u akuzua për dhunimin e nenës dhe vëllait të saj. Prej gushtit edhe ajo ndodhet në masën e sigurisë “Arrest ne burg”.
Pak ditë më parë çështja e kësaj drame familjare është rikthyer në dyert e gjyqësorit të Sarandës. Ka qenë 25-vjeçarja Remilda Hajdinaj që ka kërkuar lirimin nga qelia. Përmes përfaqësuesit ligjor, Hajdinaj ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg” duke deklaruar dhe shpjeguar shkaqet që e shtynë të kryente këtë vepër penale duke u vetëmbrojtur. Ajo ka treguar çdo veprim të detajuar duke theksuar se nuk ka kryer asgjë me paramendim, ka qenë një veprim i çastit dhe jo i mirëmenduar.
Advertisements
Përveç të tjerave, ajo ka thënë se është e penduar për veprimin që ka kryer dhe nuk do të përsëritet më. Sipas saj, ajo jeton bashkë me gjyshen e saj Ervehe Bejdullai pasi kjo e fundit është në moshë, 75 vjeçe dhe ka nevojë për kujdesje.
“Dafina ka jetuar dhe emigruar me vite jashtë shtetit, në Francë, dhe Remildën ia besoi mamasë së saj Ervehes. Dafina ka probleme të çrregullimit mendor qëkur ka qenë e shtruar në spitalin e Francës dhe vazhdoi edhe në spitalin e Vlorës dhe sa herë kjo e fundit kthehej nga spitalet bënte sherre me të gjithë të shtëpisë edhe me vajzën e saj edhe me nënën e saj Ervehen. Meqenëse aktualisht ajo ndodhet në burgun e grave Tiranë, kërkojmë nga Gjykata të zëvendësohet masa shtrënguese në një mase më të lehtë të kërkuar sipas objektit të mësipërm për të arrestuarën pasi kjo e fundit jeton me gjyshen Ervehe Bejdullai.
Pra, e arrestuara ka qenë në kushtet e vetëmbrojtjes kur Dafina ka krijuar dhunë edhe ndaj Remildës edhe dhunë në vazhdimësi ndaj nënës së saj Ervehe Bejdullai. Për shkak të rrethanave të faktit dhe e rritur jetime me gjyshen e saj e arrestuara nuk ka rrezik të kryejë krime të të njëjtit lloj me atë pre të cilën procedohet. Gjyshja e saj Ervehe kërkon që të vihet drejtësi për mbesën e saj dhe të zbutet masa e dënimit pasi i mungon se e ka rritur vetë. Gjithashtu, nisur edhe nga rreziku i pandemisë që jetojmë në vazhdimësi i kërkohet Gjykatës të ketë në vëmendje të gjithë këtë situatë”, u shpreh para Gjykatës avokatja e 25-vjeçares.
Në gjykim, avokatja e kërkueses depozitoi si provë një “Deklaratë” me shkrim, e cila mban dt.14.07.2021, ku deklarohet se: “Unë, e nënshkruara Dafina Mestan Hajdinaj deklaroj si më poshtë: Tërheq denoncimin që kam bërë për vajzën time. Në atë moment që kam kryer denoncimin, kam qenë me ngarkesë psikike e mendore dhe e pandërgjegjshme. Sot jam shumë e përgjegjshme për gabimin dhe tërhiqem me plot vetëdijen time dhe pa asnjë imponim”.
Megjithatë gjyqtari Fatmir Ndreu vendosi përfundimisht “Rrëzimin e kërkesës së personit nën hetim Remilja Hajdinaj, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhuna në familje”, në dëm të shtetases Dafinë Hajdinaj, për zëvendësimin e masës së sigurimit të caktuar ndaj saj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!