Një nga grabitësit e banesës së biznesmenit Nazmi Çangu, ishte me uniformë policie. Kjo të paktën sipas dvshmisë që ka dhënë biznesmeni, banesa e të cilit u sulmua rreth orës 01:00 të së dielës.
Advertisements
Biznesmeni ndodhej në shtëpinë e tij bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes, dhe në momentin kur grabitësit e armatosur dhe të maskuar hynë në banesë, ata ishin në gjumë.
Policia njoftoi se persona të paidentifikuar u futën në shtëpinë e biznesmenit e dhunuan dhe i morën një shumë të konsiderueshme lekësh.
Advertisements
Biznesmeni Nazmi Çangu në dëshminë e parë dhënë për mediat, u shpreh se grabitësit e lidhën dhe e dhunuan. “Më kanë prerë gishtin me gërshërë” tha ai duke shtuar se “njëri nga autorët ishte më uniformë policie”.
Paraprakisht shuma që i grabitën plus bizhuteritë, sipas denoncimit të biznesmenit shkon në 100 mijë euro. Autorët dyshohet se ishin 10, por ende nuk janë identifikuar nga policia
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!