“Derën e kanë hapur me trapan”/ Detaje nga grabitja e biznesmenit në Krujë, flet vëllai: Nazmiu u përlesh me autorët, provuan të… (VIDEO)

Shtëpia e kthyer përmbys, kasaforta e boshatisur, çarçafi dhe jastëku të larë me gjak. Janë këto disa nga pamjet brenda shtëpisë së grabitur në Nikël të Krujës të biznesmenit Nazmi Çangu. Vëllai i kryefamiljarit, Flamur Çangu tregon për “BalkanWeb” se autorët kanë hyrë në shtëpi duke e hapur derën me trapan dhe se Nazmiu, i vëllai ishte përleshur me ta.

Advertisements

“U futën drejt për në kat të dytë. Kjo është dhoma e gjumit të çiftit, ja çfarë ka ndodhur këtu (dhoma e përmbysur). Ja kasaforta. (e hapur dhe e zbrazur).
Dhoma e çunit, këtu mbrëmë ka fjetur Nazmiu, kanë thyer derën këtu, kanë hyrë brenda dhe janë përleshur me njeri-tjetrin, me automatik. Njollat e gjakut janë të Nazmiut dhe përleshjes, e kanë përplasur në mur.
Aty ka hyrë i pari (muri i jashtëm), i maskuar dhe ka marrë rrugën pas mandarinës në oborr. Ka provuar dy makinat dhe më pas ka bërë hapjen me trapan të bravës së derës. makina është e dëmtuar, e kanë provuar me kaçavidë. Ka tentuar ta hapin dhe makinën tjetër, por nuk kanë mundur ta hapin se kjo është makinë më e re”, deklaroi vëllai i kryefamiljarit.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Grabitet biznesmeni, i presin gishtin me gërshëre dhe i marrin 100 mijë euro (EMRI+FOTO)
Artikulli tjetërDetaje të tjera nga grabitja në Krujë/ Çfarë ndodhi në shtëpinë e biznesmenit, një nga grabitësit ishte me uniformë policie…