Helmimi i qytetarëve në zonën e Krujës nga uji i pijshëm, ka bërë që të nisin hetime të posaçme nga prokuroria. Por lidhur me këtë situatë, Fax Neës është interesuar për të parë gjendjen aktuale të depove të ujit në këtë zonë, për të bërë edhe një farë investigimi lidhur me rrethanat që mund të kenë shkaktuar këtë gjendje në të gjithë qytetin ku janë helmuar edhe fëmijë të vegjël duke konsumuar ujin e pijshëm.
Advertisements
Sa i përket zonës ku ndodhet depoja e ujit, vihet re se nuk ka asnjë lloj elementi sigurie që mund të bëjë të mundur izolimin e depos nga ndikimi i faktorëve të jashtëm.
Në zonë nuk ka asnjë roje dhe qasja në depo mund të jetë shumë e lehtë. Kështu që nuk ka asnjë lloj faktori që mund të garantojë se uji i pijshëm mund të jetë i sigurit për t’u konsumuar.
Advertisements
Pranë depos së ujit në një terren kodrinor nuk ka asgjë tjetër veçse një shtëpie të banuar dhe një stallë bagëtish pranë saj.
Aktualisht hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkakun e helmimeve masive në qytet ndërsa bëhet me dije se dyshimet paraprake janë ato që hedhin hipotezën se ky helmim mund të ketë ardhur si pasojë e bashkimit të ujërave të zeza me ujin e pijshëm.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!