Dalin detaje të reja nga grabitja e biznesmenit/ Nazmi Çangut i kanë kërkuar dokumentet e fajdeve, ai u dha paratë por…

Nazmi Çangu, biznesmen i njohur në zonën e Fushë Krujës, është dhunuar dhe grabitur dje nga persona të armatosur. Ka të dhëna sporadike për shumën e parave që i janë grabitur Çangut, që vërtiten nga 100-450 mijë euro. Për herë të parë, mbrëmjen e sotme në media ka dalë dhe një detaj tjetër, për disa dokumente që i janë kërkuar biznesmenit nga Fushë Kruja.

Advertisements

Gazetaret e kronikës Anila Hoxha dhe Klodiana Lala, janë shprehur se Nazmi Çangu nuk ishte një biznesmen i mirëfilltë, por jepte para me fajde. Lala është shprehur se biznesmeni nga Fushë Kruja ka dëmtime të rënda në gishta. Sipas kësaj të fundit, Nazmi Çangu e ka kafshuar njërin nga grabitësit në dorë dhe njollat e gjakut janë gjetur nga hetuesit në shtëpinë e tij.

Hoxha dhe Lala kanë treguar sonte në mbrëmje në emisionin “OPEN” se Nazmi Çangu nuk ka bashkëpunuar me hetuesit për dokumentet që grabitësit kanë kërkuar nga personi në fjalë, dhe se çfarë përmbanin ato që kërkoheshin me aq insistim.

Advertisements

Anila Hoxha: Vajza ka disa dëshmi kontradiktore me vajzën. Ndoshta mund të ketë ndodhur ngaqë ajo ka qenë e tronditur,. Ajo ka thënë se një nga grabitësit nuk ka pasur maskë. Edhe Nazmi Çangu ka dhënë disa deshmi para hetuesve.

Grabitësit kanë kërkuar në fillim jo para por dokumente. Pra, kjo tregon se atje ka pasur dokumente për persona që kanë marrë para me fajde. Policia shpreson që një kapele që ëhstë gjetur në pjesën e ullishtes, mund të gjenden të dhëna interesante. Ose ADN ose ndonjë fije floku.

Shpresa më e madhe lidhet me identifikimin e një automjeti. Në ditët e fundit ka qenë makinë që ka qëndruar aty (para shtëpisë). Targat e kësaj makine janë vjedhur në një kompleks të njohur në Tiranë. Edhe makina ëështë e vjedhur.

Nazmi Çangu ka thënë se i kanë kërkuar fillimisht dokumenteat dhe më pas ai i ka çuare në vendin ku kishte paratë. Rreth 100 mijë euro. Kur është pyetur për burimin, ai ka thënë se i ka pasur nga shitblerja e tokës.

Klodiana Lala: Një element është një makinë që ka qenë e parkuar para shtëpisë 4 ditë para ngjarjes. Aty janë parë nga disa deshmitarë disa persona të maskuar. Biznesmeni nuk tregon se çfarë dokumentesh grabitësit kanë kërkuar. Një nga grabitësit ka qenë i pa maskuar.

Ka dëmtime të rënda në gishta. Nga informacionet që unë kam nga mjekët. Pasi kanë marrë të gjitha dokumentat që ata kanë dashur, dokumenta që duhet ti shpjegoj vetë Çangu se çfarë përmbajnë, ata kanë marrë dhe paratë dhe janë larguar. Prokuroria ka informacion për 5 autorë.

Hetuesit kanë prova dhe për një nga autorët, se biznesmeni e ka kafshuar në dorë. Në gjurmët e gjakut të gjetura në vendngjarje, të cilat nuk janë të Nazmi Çangut, janë gjetur dhe gjurmë gjaku që mund të çojnë në identfikimin e autorëve. Nuk është një biznesmen i mirëfilltë. Ka punuar në strukturat e Policisë dhe jep para me fajde.

E bija ka thënë për hetuesit se grabitësit janë nga Laçi. Ajo ka dalluar dialektin e njërit prej tyre.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇfarë i ka ndodhur Zajmina Vasjarit? Këngëtarja poston foton e papritur!
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, e martë 26 tetor 2021