Ç’po ndodh me shëndetin e Mbretëreshës?

Mbretëresha është këshilluar nga mjekët të pushojë për dy javë të tjera dhe nuk do të kryejë vizita zyrtare gjatë kësaj kohe, tha Buckingham Palace.

Advertisements

Pallati tha se monarkja, 95 vjeçare, mund të ndërmerrte disa detyra të lehta gjatë kësaj kohe, duke përfshirë takimet virtuale.

Zyrtarët thanë se ishte “dëshira e saj e fortë” për të marrë pjesë në ngjarjet e së Dielës së Përkujtimit më 14 nëntor. Mbretëresha iu nënshtrua kontrolleve paraprake mjekësore në spital më 20 tetor, pasi anuloi një vizitë në Irlandën e Veriut.

Advertisements

Ajo rifilloi angazhimet publike të martën e kësaj jave duke komunikuar me ambasadorët përmes lidhjeve online nga Kështjella Windsor.

Por u njoftua se nuk do të marrë pjesë në samitin e ndryshimeve klimatike COP26 në Glasgow.

Në një deklaratë, Buckingham Palace tha: “Mjekët kanë këshilluar që Madhëria e Saj mund të vazhdojë të kryejë anazhime të lehta gjatë kësaj kohe, duke përfshirë disa mbledhje virtuale, por jo të ndërmarrë ndonjë vizitë zyrtare. Madhërisë së saj i vjen keq se kjo do të thotë se ajo nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në Festivalin e Kujtesës të shtunën, më 13 nëntor”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Arratia i zgjat shumë pak, policia arreston reperin shqiptar bashkë me truprojën e tij
Artikulli tjetërSa do të rriten pagat për pensionistët, mësuesit, mjekët dhe policët? Zbulohen shifrat e sakta