”Çmenduria më e madhe”/ Rrëfehet balerini Ilir Shaqiri: Si e tradhtova gruan! Nisi si një lojë pastaj i thashë do largohem nga shtëpia dhe…

Balerini Ilir Shaqiri ka rrëfyer aspekte të jetës së tij private gjatë provës javore në “Big Brother VIP”.

Advertisements

Pasi konkurrentja tjetër Arjola Demiri zbuloi detaje nga divorci me babain e tre fëmijëve të saj, Ilir Shaqiri tregoi “çmendurinë e tij më të madhe.

Shaqiri tha se e kishte tradhtuar gruan, madje në një moment i kishte thënë se do të largohej nga shtëpia.

Advertisements

“Ishte një histori që nisi si një lojë. Lozëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thash se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë’, tha ai.

Balerini shprehu mirënjohjen për bashkëshorten e tij e cila pati ‘’inteligjencën dhe besimin’’ për t’ja falur këtë veprim. Po ashtu Ilir Shaqiri tha se bashkëshortja e tij u kujdes që vajza e tyre të mos informohej për gjithçka ndodhte në raportin e tyre në çift.

“Kam një grua të mrekullueshme… u tregua shumë inteligjente dhe më fali. Edhe vajza ime nuk kuptoi asgjë’’, u shpreh ai, raporton TCH.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSerbia i shpall luftë Shaqirit dhe tifozëve shqiptar: Kërkojmë dënim për shfaqjen e parullës “Kosova është Shqipëri’’
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh në Elbasan? Aksion blic në vendin ku u vranë Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri