Interpelanca e thirrur nga deputeti Ferdinand Xhaferraj lidhur me rindërtimin në qytetin e Durrësit, ka bërë që të ketë edhe replika mes kryetarit të PD, Lulzim Bashës dhe kryeministrit Edi Rama.
Advertisements
Basha tha se Covid kishte penguar rindërtimin, por nuk kishte penguar për ndërtesat më të larta në Shqipëri, për njërën prej të cilave kryedemokrati tha se njëri kat ishte prenotuar nga bossi i ko kainës. Ai nuk e zbuloi emrin e personit në fjalë, por tha se drejtori i policisë kishte dijeni për këtë situatë.
Kryetari i PD, Lulzim Basha
Advertisements
Se cfarë katastrofe ka qenë keqadministrimi dhe korrupsioni i rindërtimit, shqiptarët e njohin në lëkurën e tyre. Pavarësisht se janë harxhuar kaq shumë para për propagandë prapësëprapë nuk harrohen dot se njerëzit cohen nëpër cadra.
Janë akoma larg pallateve të rrafshuara në kombinat ku ndërkohë zona që do shpreonësohej për të shpronësuar nuk është bërë ashtu. Por ndërkohë hajdutët e fatkeqësisë kanë bërë gati planin për të zhvatur shqiptarët. Nëse ka dicka për të mbajtur duart në hundë është era e kërmës që qelb këtë sallë.
Kjo ka lidhje me babëzinë për pushtet, për të bërë para që u kanë zënë sytë. Kjo babëzi nuk ju pengoi ndërkohë që Covidi u paska penguar të bëni punën, ju keni ngritur nga 50 kate ndërtesa. Këtë mund t’ju thotë edhe drejtori i policisë se cili bos kokaine ka rezervuar cilin kat në ndërtesën më të lartë të Shqipërisë.
Ti na flet në për të bukurën, Partisë Demokratike, që shkrimtarët e kanë quajtur si partia më e bukur. Po mo e mbajmë ne hundën me dorë se 11 vite si krytar bashkie nuk e mbylle gropën. Të kthehmi tek hallexhinjtë e tërmetit që po bëhen mish për top. Sollët medikamente të skaduara, shpallët si dokumente sekrete tenderat. E ke lexuar të gjithë raportin e FMN-së që të thotë se je vendi me numrin më të lartë të vd ekjeve?
Pronarët e ekraneve të bëjnë për fres ky është sistemi që ke ndërtuar , me patronazhist, me lekët e tërmetit Ti nuk i gjendesh njerëzve në fatkeqësi, ti i shikon vetëm si votues, i shantazhin për të mbajtur me cdokusht pushtetin. Kjo është marrë vesh botërisht, ty ta kanë pirë lëngun gjithë edhe ata që mendon se i ke miq. Ty do të largojnë nga kjo sallë dhe kalorësit e tu dhe ti kthejmë shqiptarëve. Kjo të ndodhë duhet patjetër ne të ndryshojmë ligjin themelor të vendit dhe ti hapim rrugë Vettingut të politikanëve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!