Pavarësisht përpjekjeve franko-gjermane për ndërmjetësim, mosmarrëveshja juridike me Poloninë mbeti e pazgjidhur në samitin e BE-së.
Advertisements
Kreu i qeverisë polake, Mateusz Morawiecki u mbrojt kundër “shantazhit”, që po bën sipas tij blloku evropian.
KE-ja do të mbajë për momentin të bllokuara ndihmat miliardëshe që ishin përcaktuar për Poloninë, si ndihmë për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë.
Advertisements
Në samit vende si Belgjika, Holanda e Austria ushtruan presion ndaj qeverisë polake që të tërheqë reformat e kontestuara të drejtësisë.
Kancelarja Angela Merkel, thotë DW, që mori pjesë ndoshta në samitin e fundit të saj në bllokun evropian nëse qeveria gjermane krijohet në dhjetor, u shpreh për dialog me Poloninë dhe ashtu si presidenti Macron zhvilloi takime bilaterale me kryeministrin polak.
Edhe njëherë Merkel duhej të dilte në rolin e saj si shpëtimtare e krizave evropiane, në këtë rast me Poloninë.
“Shteti ligjor mbetet bërthama bazë e BE“, tha Merkel në fillim në samitit, prandaj duhet të gjejmë rrugë që të kalojnë në një zgjidhje, tha ajo.
Por kryeministri holandez, Mark Rutte kërkoi që BE “të mbetet e ashpër” kundrejt Varshavës.
“Vija e kuqe është tejkaluar”, u shpreh dhe kryeministri belg, Alexander de Croo në lidhje me vendimin e kontestuar të Gjykatës Kushtetuese polake, që i kishte deklaruar pjesë të së drejtës së BE si jo në pajtim me të drejtën polake.
Zgjidhje nuk pati në ditën e parë të samitit, por debati është një hap në drejtim të zgjidhjes, deklaruan diplomatë evropianë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!