Të zgjoheni në mëngjes dhe të rrëmbeni me shpejtësi kafen tuaj të preferuar nuk është zgjidhja më e mirë. Lexoni pse…
Advertisements
Një grup studiuesish nga Universiteti i Nevada-Reno zbuluan se llumi i kafesë mund të përdoret si bionaftë, dhe me gjasë në të ardhmen e afërt, tymi i makinës suaj do të vijë erën e një filxhani kapuçino të sapo gatuar. Por kafja, me të cilën nis ditën një pjesë e mirë e njerëzve mund të mos jetë mënyra më e mirë për të filluar ditën tuaj. Në fakt, mjekët besojnë se koha më e mirë për të shijuar kafen është mëngjes i vonë, midis orës 9:30 dhe 11:30 paradite.
Bright Side tregon efektet që mund të ketë kafeina në trupin tonë kur e pimë me stomak bosh.
Ju mund të ndiheni më të fjetur.
Advertisements
Kafeja është një pije zgjimi për shumë prej nesh, por pirja e saj sapo të dilni nga shtrati mund të ketë efektin e kundërt. Kafeina dyfishon nivelet e hormoneve të stresit dhe mund të çojë në probleme me gjumin, gjë që rezulton në lodhje. Nëse e filloni ditën tuaj me një filxhan kapuçino me sheqer, mund të ndiheni përsëri të përgjumur pas një periudhe të shkurtër kohe. Kjo ndodh sepse trupi ynë prodhon insulinë për të kompensuar sheqerin, duke bërë që nivelet e glukozës në gjak të bien, gjë që rezulton në mungesë energjie dhe ankthi.
Trupi juaj mund të humbasë mineralet më shpejt.
Pirja e dozës suaj të rregullt të kafesë herët në mëngjes mund të bëjë që të humbni shumë vitamina dhe minerale thelbësore. Mund të sabotojë thithjen e hekurit, magnezit dhe vitaminave B të cilat janë jetike për sistemin tonë nervor. Shumë kafeinë gjithashtu mund të nxjerrë kalcium nga kockat tuaja, duke i bërë ato të dobëta.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!