Detaje nga sherri i djeshëm me karrige kokës në “Çajup”, publikohen emrat e protagonistëve

ANjë sherr i dhu nshëm u regjistrua dje në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Në përfundim të veprimeve hetimore policia arerstoi në flagrancë shtetasit Edmond Faja, 39 vjeç dhe proceduan penalisht shtetasit Elton Kasaj, 30 vjeç, Enrik Qenami, 41 vjeç, Enea Kovaçi, 32 vjeç., Ndriçim Qefalia, 43 vjeç, Laert Duro., 41 vjeç, si dhe shpall në kërkim shtetasin Alvaro Toptani 27 vjeç.

Advertisements

Policia bën me dije se sherri kishte nisur për një vend qëndrimi në një lokal dhe më pas kishte percipituar në përplasje fizike mes familjarëve të të përfshirëve.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se në lokalin në afërsi të një shkolle në rrugën “Kongresi i Manastirit”, fillimisht janë konfliktuar verbalisht, për motive të dobëta (për vend qëndrimi në lokal) shtetasja E. Q., 46 vjeçe dhe D. T., 53 vjeçe. Më pas janë përfshirë në konflikt duke përdorur sende të forta, të afërmit përkatës të tyre, konkretisht shtetasit E. F., E. Q., 41 vjeç, N. Q., 43 vjeç dhe L. D., 41 vjeç (të afërmit e shtetases E. Q.) dhe shtetasit E. K., 32 vjeç, E. K., 30 vjeç dhe A. T., 27 vjeç (të afërmit e shtetases D. T). Si pasojë e konfliktit është dëmtuar me sende të forta shtetasi E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Gjithashtu, gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi E. F. (i arrestuar) ka qëlluar në ajër me një ar më zjarri pis toletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ik se të p…”/ Paloma rrëfen situatën ‘tensionuese’ me Edi Ramën
Artikulli tjetërI fundit! Tenderi për “RTSH Agro”/ Thoma Gëllçi ndryshoi afatin 45-ditor që ishte përcaktuar në fillim, zbardhet dosja e SPAK për ish-drejtorin, ja çfarë pritet