Historia e çiftit Pasho, trupat e të cilëve u gjetën të copëtuar në 4 valixhe të braktisura afër Firences, që u zbuluan në 15 dhjetor të vitit të kaluar, u bë sot pjesë e emisionin ‘Me zemër të hapur’.
Advertisements
Moderatorja Evis Ahmeti ka realizuar një interviste ekskluzive me vajzën e çiftit Pasho, Dorina Pasho. Kjo e fundit ka rrëfyer për emisionin detaje të reja, që nga shpallja të pafajshëm të vëllait të saj, Taulantit, në lidhje me akuzat se fshihej pas vrasjes së prindërve, por dhe fakte nga marrëdhënia e tij dhe familjes me të dashurën, Elona. Ajo tha se telefonatën e fundit me prindërit e kishte pasur djali i saj më 31 tetor të 2016-ës.
Kujtojmë që çifti Shpëtim dhe Teuta u gjet dhjetorin e kaluar në katër valixhe të braktisura në një fushë mes burgut të Solliçianos, pesë vite pas zhdukjes së tyre. ‘Balkanëeb’ zbardh të plotë intervistën.
Advertisements
PJESË NGA INERTVISTA
Si ndiheni që vëllai juaj nuk është vrarës si prindërve tuaj?
Më vjen mirë, edhe pse jam keq e sigurt për pafajësinë e vëllait tim. E njoh vëllain tim. Ai ishte një dokument që të bind. Bind ata njerëz që hodhën shumë ndaj vëllait tim.
Mund të më thoni bisedën tuaj të fundit me prindërit?
Biseda normale, në një familje normale. Prisnin fëmijën e tyre që të dilte nga burg.
Kur keni folur?
Skam folur me prindërit me thënë të drejtën. Ata me djalin tim dëgjoheshin përditë. Shkëputja e tyre, telefonatat me djalin tim, ishin të dyshueshme. Isha e para që dyshova për zhdukjen e tyre, pasi ata flisnin me djali 4 herë në ditë. Ata jetonin në Firence.
Kur ishte telefonata e fundit e tyre me djalin tuaj?
Telefonata e fundit ka qenë në 31 tetor. Në 1 do të ishte festa e Holloëeen. Ata e kishin uruar djalin që të kalonte mirë. Ai i kishte marrë në telefon që nuk do i vinte dot për t’u takuar. Ata ishin shumë të qetë. Mami nuk para jepte përshtypje që të kishte diçka. Ajo dinte që të mbante gjëra përbrenda.
Ku jetonin?
Ata jetonin në një shtëpi me qira që ishte gjetur nga e dashura e vëllait.
Si është marrëdhënia juaj si 3 fëmijë?
Unë me vëllain tim kam qenë shumë e lidhur, se sa me prindërit. Edhe me motrën time jam e lidhur, por më vëllain më shumë.
Ju jetonit larg prindërve tuaj?
Ne jemi në një provincë të Firences, 48 minuta ose 1 orë. Motra i kishte takuar prindërit, thuajse përditë. Ata vinin që të takoheshin me fëmijë, i prisnin nga shkolla.
Kush është personi i fundit?
I fundit person që ka folur me ta në telefon ka qenë motra. Biseda e fundit ka qenë biseda normale. Skam qenë familja perfekte, kemi pasur qejf mbetje me shumë gjëra. Unë me mamin dhe babin kam pasur qejf mbetje. Vëllai me prindërit nuk ka pasur qejf mbetje. Unë kur më ngelej qejfi nuk i flisja, kurse vëllai asnjëherë. Biseda e tyre ishte normale. Nuk kishte kuptuar asgjë.
Vetëm jetonin?
Ata jetonin vetëm, kurse ish-e dashura kishte një shtëpi të sajën, para se vëllai të bindte në burg. Ajo jetonte 15 minuta nga vendi ku u gjetën të vrarë prindërit, afër burgut.
Keni qenë në dijeni që prindërit tuaj kanë pasur një shumë lekësh?
S’kam qenë në dijeni fare. Unë asnjëherë, as motra. Nuk di që të kishin një shumë të madhe lekësh. Thuhet se kanë pasur, edhe pse kjo shumë lekësh nuk është gjetur. Ato lekë sipas vëllait ia kishte dhënë ai.
Shqetësimi më i madh nisi rreth datës 4. Dorina bënte llafe gjithmonë, nuk binte dakord me mamin tim shumë mirë. Mendova se kanë ikur në Vlorë. Kur nisëm që të flisnim në Shqipëri, dhe kuptuam se nuk kishin vajtur, bëmë denoncim. Ata na thanë se ishin të mëdhenj dhe kishin të drejtë që të largoheshin pa dhënë llogari.
Kur nisën kërkimet?
Kërkimet nisën me polici. Gjendeshim për herë të parë në një situatë të tillë. Na thonin se mund të kenë ikur për problemet tuaja familjare.
5 vite kanë qenë kërkime intensive?
S’mund të them që kanë qenë intensive. Më vjen keq për këtë.
E rastësishme ka qenë gjetja e trupave të prindërve tuaj?
Duhet të ketë qenë rastësi. E kam menduar vetë e para. Dhe iu kam thënë; më kanë humbur prindërit, nuk e di nëse janë apo jo ata.
Çfarë të bëri të dyshoje?
Në datën 12 dhjetor u gjetën 2 valixhe, ku u tha se ishin të një 40-vjeçari. Aty u qetësova. Por kur u gjetën dhe dy valixhe të tjera, me trupin e një gruaje, aty më nisën të dridhura. Ma faktuan në 17 dhjetor, pas një cope mishi që u gjet e patretur. Më thanë; na vjen keq, pasi janë trupat e pajetë të prindërve të tu. (qan)
Gishti në fillim u vu mbi të dashurën e Taulantit dhe të vëllait të saj. Hetimet na çojnë që në këtë rrugë nacionale është parë që një makinë ka hedhur këto 4 valixhe.
Mendohet se kanë qenë më shumë se sa 3 persona. Kush mund të jetë personi i tretë?
Nuk di se çfarë të të them. Hetimet nuk janë mbyllur. Unë akoma skam asnjë fletë në dorë, se kemi idenë.
Si u përcoll nga ju përfshirja e të dashurës së Taulantit?
Vëllai im kishte 10 vite që jetonte me të. ishte marrëdhënie normale. Në fillim të linte të shokuar. Një njeri që i ke dhënë bukën, të të bëjë një gjë të tillë. Tani do të presim akoma se kush janë. Të shohim nëse është ajo vërtetë, apo ka dikë tjetër që ajo e mbron nga pas.
Ju vetë si motrat e Taulantit keni pasur marrëdhënie korrekte me të?
Mëse normale.
Bisedonit dhe pasi taulanti ra në burg?
Pasi ra po. Pas 2016-ës nuk kam pasur më kontakte me të.
Ka qenë ajo që i ka shkëputur?
S’të gënjej dot për këtë.
Ju vetë çfarë mendonit kur ajo shkëputi marrëdhëniet ju dyshuat për të?
Jo asnjëherë.
Arsyet e ndarjes së tyre?
Ato i dinë vetëm ata.
Si e pritet lajmin e ndarjes?
Zgjedhjet i bënte vet ai. Çdo njeri bën zgjedhjet e jetës. Ata nuk ishin të martuar. Çdo njeri e sheh të arsyeshme vetë.
Si shkonin si çift ata?
Marrëdhënia e tyre ishte normale. Unë i shihja mirë. Kishin ato debate, siç i kanë të gjithë.
Me kë ka qenë më e lidhur ajo?
Me veten e saj ma ha mendja më shumë.
Në trupin e nënës tende janë gjetur shenja dhune. Unë nuk e di se si mundet që kjo vajzë që ka jetuar 10 vite me vëllain tënd dhe që është autorja kryesore e vrasjes së prindërve tuaj….
Mamaja ime nuk ka qenë dakord me lidhjen e vëllait tim. Mendonte se do të ishte lidhje kalimtare. Mbase ne nuk e dëgjonim.
Çfarë nuk pëlqente ??
Mami nuk e pëlqente as në tip, asgjë. Ajo thoshte; nuk është për djalin tim. djali im ka nevojë për dikë që ta mbledh. Unë i thoja; ti nuk je e kënaqur me zgjedhjet e fëmijëve të tuaj.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!