Shqipëria flirtoi me një ëndërr të madhe, ishim shumë pranë fazës “play-off”, por humbja përballë Polonisë nuk shuan çdo gjë të bukur që kuqezinjtë kanë arritur në kualifikueset e botërorit, të paktën deri më tani. Ekipi i Edy Rejas arriti të merrte 9 pikë në katër ndeshjet e fundit, mbi të gjitha dy fitore përballë Hungarisë, një ecuri pozitive që është reflektuar edhe në renditjen mujore të publikuar nga FIFA.
Advertisements
Shqiperia
Advertisements
Me 1374 pikë, Shqipëria renditet në vendin e 63-të duke fituar 3 pozicione në raport me renditjen e fundit.
Dy humbjet e pësuara nga Shqipëria kanë ndikuar edhe në renditjen e Hungarisë të cilët kanë zbritur në vendin e 43-të duke humbur tre pozicione. Polonia e Lewandowskit ka fituar një pozicion duke u renditur tashmë në vendin e 23-të.
Sa i përket kreun, Belgjika vijon të kryesojmë, ndërsa Anglia, rivali ynë iu radhët në kualifikueset e botërorit, renditet në vendin e 5-të.
Kosova
Një rënie me tre pozicione ka pësuar Kosova në renditjen e FIFA-s duke u pozicionuar tashmë në vendin e 113.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!