Shuhet Bernard Tapie, ish-presidenti i Marseille, në moshën 78-vjeçare. Prej vitit 2017 ai vuante nga kanceri në stomak dhe ditën e sotme e ka humbur betejën me sëmundjen.
Advertisements
Tapie është një emër i njohur, pasi ka qenë aktor, këngëtar, drejtues në TV eurodeputet dhe njeriu që shpëtoi ADIDAS-in nga falimentimi në një moment të vështirë.
Tapie në krye të Marseille bëri atë që nuk e ka bërë ende asnjë klub francez: triumfoi në Champions League. Pati edhe akuza e më pas edhe një dënim për francezët.
Advertisements
Lajmin e ndarjes nga jeta të Tapie e ka dhënë djali i tij, Stephane Tapie, përmes një postimi të bërë në Twitter.
Au revoir mon Phénix 🙏🙏🖤🖤 pic.twitter.com/wRmqDoDyeh
— Stéphane Tapie (@TapieStephane) October 3, 2021
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!