“Për’puthen Prime” ka nisur ngjarje të pazakonta, ish-i dashuri i njërës prej vajzave, u bë pjesë e programit.
Advertisements
Hysen Rama, është konkurrenti më i ri në “Për’puthen”, por ai është njëkohësisht ish-i dashuri i Alviës, me të cilin ka pasur 3 vjet lidhje.
Menjëherë pas hyrjes së tij, Alvisa u largua nga studio, e pas saj edhe Bruno, për t’i qëndruar pranë.
Advertisements
“Kur kam bërë aplikimin, nuk e kam ditur për Alvisën veçse kur e kam parë. Me Alvisën kemi qenë të lidhur për 3 vite dhe për aq sa ishim, ishte diçka e bukur por çdo gjë mes nesh ka përfunduar. Nuk gjendeshim më tek njëri-tjetri. Thjesht mbaroi…”, tha Hyseni, pas largimit të Alvisës.
Pasi e mori veten, Alvisa u rikthye sërish në studio.
Publiku mendon se e gjitha kjo është një lojë e autores së “Për’puthen”, Olsa Muhametit, vetëm për shikueshmëri.
Ndërkohë një faqe Ië Instagram ka publikuar një video ku dëgjohet një zë duke i thënë Alvisës: “Bëhu egoiste dhe su lmoje keq”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!