“Bashkëshorti i sharroi këmbë e duar në sy të dy fëmijëve”/ Tragjedia e nënës së Aldi Ramës, vràsësit të policit në Lezhë

Çfarë ndodhi në Kallamata 12 vite më parë? Përpl asjet mes çiftit të ri që sollën një nga krimet më monstruoze që ishin parë ndonjëherë në Greqi! Si Rufan Rama masakroi me një sharrë elektrike nënën e dy djemve të tij dhe më pas i kërkoi ndihmë policisë. Fakte dhe detaje të panjohura më parë të referuara nga prokuroria greke… Si rrugëtoi fëmija Aldi Rama pa i mbushur ende 9 vjeç me imazhin e nënës së tij të sharruar këmbësh e duarsh! Vr asja e oficerit të policisë, reagimet e të atit dhe mohimi i këtij të fundit publikisht të ishte ai autori i asaj masakre ndaj ish-gruas së tij!

Advertisements

Ishte ora 20.00 e mbrëmjes së 28 shtatorit kur një grua, që çalonte duke ecur, e ndonjëherë ulej nëpër shkallët e pavionit të tr aumës në Spitalin Ushtarak, “lante” me lot shkallët e urgjencës, e kapte prej xhakete a përparëseje këdo nga mjekët, infermierët që hynin brenda në spital.

42 vjeçarja vinte vërdallë si e shushatur dhe pavarësisht ndonjë fjale që i thoshte ndokush atypari se do ta informonin për zhvillimet, (por duhet të largohej nga hyrja e spitalit), nuk lëvizte prej andej.

Advertisements

Herë fshinte lotët e herë fshinte hundët që i kullonin. Donte të dinte më shumë rreth të birit, që mëngjesin e asaj dite, ishte kthyer në kryelajmin e të gjitha mediave; në rrjetet sociale, ishte njeriu që po urrehej më shumë nga komentuesit, edhe pse ishte vetëm 21 vjeç.

Informacioni që arrinte të mblidhte ishte me “pikatore”. Dinte vetëm që i biri kishte qëlluar veten, në kokë, por edhe ky informacion kishte një tis misteri që vetë nëna nuk e pranonte për të birin. E vetmja gjë që mendonte ishte sesi të dilte nga ajo sallë operacioni ku e kishin futur prej orësh, dhe nuk jepte kush “xhevap”.

Të paktën t’i thoshin një fjalë të mirë, të ngushëllonin nënën që priste me sytë drejt qiellit të errët, duke iu lutur perëndisë, që sado të kishte gabuar, ai ishte djali, djali i saj. Një nënë, nuk e hedh dot poshtë të birin.

Pastaj ato orë endej në kujtime, sa pak kohë kishte kaluar me të. Çfarë kishte ndodhur. Fundja fare, Perëndia, do të kishte një shkak se pse jeta e saj kishte qenë zi e më zi gjithë këto vite, ndërkohë që ajo e djalit tashmë po merrte një tjetër drejtim. Veç të dilte gjallë nga operacioni, se mandej, do të merrej vetë me të, nuk do ta linte më në Lezhë aty ku djaloshi ishte. Fundja çdo bënte. Edhe nëse dilte gjallë nga operacioni, ai do të përfundonte dyerve të burgut. Po nëna si nënë, do ta ndiqte kudo që të shkonte. E kishte bërë edhe më parë/Newsbomb.al/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTronditëse/ Talibanët i presin kokën volejbollistes dhe i publikojnë pamjet në rrjetet sociale
Artikulli tjetërEmocionuese! “Ajo nuk donte të martohej me mua, por unë ia dola”, një histori dashurie mes një çifti 80 vjeçarësh që kurorëzohen pas 15 vitesh