Një nënë e pamartuar është ndaluar nga autoritetet në Kinën qendrore pasi nisi një peticion kundër autoriteteve të Pekinit për vdekjen e bijës së saj 12-vjeçare që vdiq pasi mori vaksinën e Covid-19, dëshmonin të njohurit e gruas.
Advertisements
Jiang Yanhong u ndalua nga policia në Nanle në provincën e Henan me akuza “nxitje konflikti dhe provokim trazirash”, tha mikesha e saj Yang Ruijuan.
Motra e vogël e Jiang, Jiang Yanchao, u ndalua nga policia, e cila gjithashtu kishte kërkuar sqarime nga autoritetet.
Advertisements
Policia vendase u tha në fillim të javës familjarëve se Jiang Yanhong po mbahej në qendrën policore të Puyang.
Mikesha e sajYang tha se zyrtarët kishin tentur ta ndalonin të shkonte të ankohej te autoritetet në Pekin dhe e kërcënonin me arrestim kur 44-vjeçarja kërkonte shpejgime për vdekjen tragjike të së bijës.
Bija 12-vjeçare e Jiang Yanhong, Li Boyi kishte vdekur në fillim të gushtit pasi bëri vaksinën e Covid-19.
Boyi bëri injeksionin e saj të parë më 10 gusght dhe u sëmur rëndë dy ditë më vonë. Ajo kishte vdekur në spital më 28 gusht.
Avokati i nënës, Li Guanjun, tha se Jiang Yanhong nuk ishte e bindur nga shpjegimet e spitalit që thanë se vajza kishte vdekur nga një inflamacion septik në tru.
“Materialet ekzistuese mujekësore nuk provojnë asnjë lidhje mes vdekjes dhe vaksinës, prandaj Jiang Yanhong nuk e pranon konkluzionin”, tha ai.
Prandaj gruaja kishte shkuar në Pekin në fillim të shtatorit për t’u ankuar mbi refuzimin e çështjes së saj nga zyrtarët lokalë dhe kërcënimet e arrestimit që kishte marrë.
Jiang Yanhong vijoi me peticionin e saj por u arrestua javës që shkoi sapo u kthye nga Pekini.
Një avokat familjar në Henan tha se mbrojtja ligjore e nënës do të ishte e vështirë.
“Kuadrot lokale bëjnë çdo gjë përfshi edhe penalizime për të ndaluar që njerëzit të ankohen në Pekin, pasi autoritetet do të mbajnë së shpejti një takim të komitetit qendror të lartisë atje”, tha avokati duke iu referuar takimit të partisë në nëntor.
“Tani me kufizimet e Covid-19 është edhe më e vështirë. Pretendimet për vdekje të lidhura me vaksinimin janë çështje sensitive”, shtoi ai.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!