Arrestohen për vjedhje të energjisë zyrtari i bashkisë Skrapar dhe biznesmeni i pularisë

Drejtuesi i njësisë Administrative Zhepë në Skrapar Ferruzan Shallari 65-vjeç dhe një biznesmen, Ernest Shallari janë arrestuar për vjedhje të energjisë elektrike.

Advertisements

Policia thekson se kishte informacion se dy personat përfitonin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme.

Grupi i policisë së bashku me punonjësit e OSHEE-së, organizuan punën dhe ushtruan kontroll duke konstatuar se informacioni që kishin ishte i vërtetë.

Advertisements

Një burim i tha “ABC”-së se drejtuesi i njësisë administrative nuk ishte hera e parë që kapej duke vjedhur energjinë elektrike.

Personi i dytë, Ernest Shallari kishte bërë një lidhje të paligjshme për pularinë që kishte në pronësi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, ndërsa dy të arrestuarit akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMinistri serb përplaset me Ramën: “Bota serbe” është diga e vetme për “Shqipërinë e Madhe”
Artikulli tjetërOriola Marashi nuk i lë vend imagjinatës, modelja shfaqet me dekolte të hapur/ Ja postimi në rrjetet sociale