Analisti gjerman “poshtërohet” nga i biri, bëhet “gazi i botës” gjatë një emisioni ‘live’ (VIDEO)

Analisti i njohur gjerman, Jacub Funk Kirkegaard, është bërë protagonist i një episodi aspak të këndshëm. Ai ishte i ftuar në një emision televiziv përmes lidhjes me “Skype”, kur djali i tij, shfaqet papritur në sfondin e prapmë dhe nis të bëj “prapësira”.

Advertisements

Sipas Ndtv, teksa i ftuari analizonte ndikimin ekonomik të dorëheqjes, djali i tij i vogël u shfaq në sfond, duke kërcyer e duke bërë fytyra qesharake para kamerës.

Fëmija bëri çdo përpjekje për të përqendruar vëmendjen tek ai, duke e shtyrë drejtuesin e TV të pyeste zotin Kirkegaard: A punon djali juaj për qeverinë greke?

Advertisements

Duke kuptuar se djali i tij ka bërë diçka pas shpinës së tij, Kirkegaard qeshi dhe tha se fëmijët janë shumë të vështirë për t’u kontrolluar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakIronitë e hidhura të Elvis Pupës ndaj ish-kolegëve e televizionit nuk kanë fund, ç’fshihet pas sulmeve nga Amerika të aktorit
Artikulli tjetërDëbimi i ambasadorëve, Uashingtoni kërkon sqarime nga Turqia