Mëngjesin e djeshem Paloma rrëfeu se i shoqi ka pasur varësi ndaj alkoolit dhe shpesh është treguar i dhunshëm ndaj saj. Ajo shtoi se tani gjërat kanë ndryshuar dhe janë shumë të lumtur me njëri-tjetrin. (Lexo këtu)
Advertisements
Pas deklaratës së Palomës, Alandi erdhi mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP” për t’u përballur me të. Ai i la në dhomën e rrëfimit një trofe mbi të cilin shkruhej “Aktorja më e mirë”, por më pas e qetësoi duke i thënë se ishte vetëm një lojë.
Alandi nuk e mohoi se e kanë lënduar disi fjalët e Palomës dhe i kërkoi të tregojë vetëm momentet e bukura.
Advertisements
“Këto gjëra kanë kaluar tani. Familja është prekur pak. Trego momentet e bukura, ajo ka kaluar tashmë. Shkruajnë portalet jashtë. Herë tjetër mos bëj edhe aq shumë fabula pasi gjërat nuk kanë qenë kaq të egzagjeruara”, i tha ai.
“Tregova një moment të errët, ti je pastruar prej dy vitesh. Nuk ke qenë i vetëdijshëm.Ti je dashuria ime, më i bukuri në botë dhe babai më i mirë”, iu përgjigj Paloma.
7
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!