Ja përse e ndryshova emrin e Facebook në “Meta”/ Rrëfehet Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg i befasoi të gjithë me vendimin për të ndryshuar emrin e kompanisë së tij, por njerëzit në fund nuk do të kenë mundësi të bëjnë gjë tjetër përveçse të mësohen me emërtimin e ri: Meta!

Advertisements

Kjo bëhet për një qëllim: të përfshijë vizionin e të ardhmes mbi realitetin virtual, atë që Zuckerberg e quan “metavers”, një mjedis i realitetit virtual ku përdoruesit mund të ndërveprojnë me njëri-tjetrin në një hapësirë dixhitale.

“Ne kemi ndërtuar gjëra që i kanë afruar njerëzit me njëri-tjetrin në mënyra të reja.. Kemi mësuar shumë nga problemet me çështjet sociale dhe jetesa në platforma të mbyllura. Tani është koha, që gjithçka të mësuar ta vëmë në përdorim dhe të ndihmojmë në ndërtimin e kapitullit të ardhshëm. Po ia kushtojmë energjinë tonë kësaj gjëje më shumë se çdo kompani tjetër në botë. E ardhmja do të jetë përtej gjithçkaje që keni imagjinuar deri më sot”, tha Zuckerbeg.

Advertisements

Skeptikët sakaq e shohin këtë lëvizje, si një përpjekje për të larguar vëmendjen nga të ashtuqujtuarat “Facebook Papers”, një dokument i rrjedhur e bërë publik nga një konsorcium organizatash mediatike, që përfshin edhe agjencinë “Associated Press”.

Shumë nga këto dokumente, të bëra publike për herë të parë nga një ish-punonjëse e Facebook-ut, Frances Haugen, zbuluan sesi kompania ka injoruar apo minimizuar paralajmërimet e brendshme për pasojat negative dhe shpesh të dëmshme në të gjithë botën, të mënyrës se si veprojnë algoritmet e kësaj platforme sociale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Aksident i rëndë në vend, shoferja humb kontrollin dhe del nga rruga
Artikulli tjetërEmërime të reja, cilat janë ndryshimet e sotme në Qeverinë ‘Rama 3′