74% e studentëve kundër vaksinimit, Ministria e Arsimit gjen mënyren tjeter për t’i detyruar

Shumë studentët kanë dalë kundër vaksinimit me detyrim. Ata kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë që detyron studentët që të vaksinohen për t’u ulur në auditor më fillimin e vitit të ri shkollor. Ndërkohë, në një sondazh të bërë nga Portali Studentor dhe i publikuar nga revista Monitor, janë anketuar 2262 studentë të niveleve të ndryshme të studimit, nga qarqe të ndryshme si edhe nga universitete të ndryshme të Shqipërisë, thuhet se 74 për qind e studentëve janë kundër vaksinimit të detyruar për t’u futur në auditor. Nga pyetësori, rezulton se vetëm 31 për qind e tyre janë vaksinuar.

Advertisements

Të pyetur se si duhet të kryhet procesi mësimor, 74% (1670) e studentëve dëshirojnë që mësimi të kryhet tërësisht në auditor, 15% (351) e tyre dëshirojnë që mësimi të zhvillohet i alternuar midis mësimit në auditor dhe atij online, ndërkohë që 11% (241) janë në favor të zhvillimit të mësimit tërësisht online.

Pyetja e dytë adreson dakordësinë e studentëve me urdhrin Nr. 413, datë 24.09.2021, që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar, i cili detyron të gjithë studentët të jenë të vaksinuar në mënyrë që të mund të ndjekin mësimin në auditor. Sipas urdhrit, studentët e pavaksinuar do duhet që të ndjekin mësimin në formë alternative (online), deri në momentin që ata do të vaksinohen.

Advertisements

Referuar kësaj pyetje, 74% (1678) e studentëve nuk janë dakord më urdhrin e lëshuar nga ana e ministrisë, ndërsa 26% (584) janë dakord. Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka hequr mësimin online për studentët. Pak kohë më parë, u mor vendimi se mësimi në universitete do të zhvillohej i alternuar edhe fizikisht edhe online. Ata studentët të cilët kishin bërë vaksinën do të uleshin në auditor, ndërsa ata të cilët ende nuk e kishin bërë do të zhvillonin mësim online. Por, vendimi për të hequr mësimin online detyron kështu studentët, që të bëjnë vaksinën pasi vetëm kështu mund të ulen në auditor me fillimin e vitit të ri shkollor.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRudinës i ndodh incident kur po kërcente me Markun dhe për pak sa nuk rrëzohet (Video)
Artikulli tjetër4 arsyet për rikthimin e vizave, flet ekspertja: Ja çfarë po mendojmë