Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu pohoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar, por nuk dha detaje se nga kush apo në çfarë rrethanash.
Advertisements
“Kryeministri është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha zëdhënësi Kryeziu.
Mediet lokale në Kosovë raportuan se prania policore pranë banesës së Kurtit, është shtuar mbrëmjen e një dite më parë. Ato thonë po kështu se kërcënimi ndaj shefit të ekzekutivit ka ardhur nga një adresë e rreme. 35 mijë euro “ishte shuma e ofruar ” si shpërblim për eliminimin e kryeministrit nga një person në grupin “Shes blej gjithçka”, në rrjetin social “Facebook”.
Advertisements
Postimi është fshirë tashmë nga platforma, pas reagimit të organeve të sigurisë. Në postim thuhej se “Kurti duhet të vritet”, ndërsa si arsye përmendej rritja e çmimeve për produktet bazë. Ka pasur disa postime të ndryshme, i pari ofronte 35 mijë euro, ndërsa në një postim tjetër shifra ishte 50 mijë euro dhe sipas shtypit vendas, ai është bërë publik nga një qytetar serb.
Autoritetet përgjegjëse janë ende duke verifikuar incidentin dhe nuk japin asnjë të dhënë mbi identetin e personit që u bë shkas për një situatë të tillë. Ky është kërcënimi i parë ndaj Kurtit i bërë publik që nga marsi kur e mori detyrën në Qeveri, por ai është kërcënuar edhe kur ka qenë në opozitë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!