22 mijë tifozë në Air Albania, Drejtoresha e Shëndetit Publik: Infektimet do rriten, ja çfarë pritet të ndodh

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë mblodhi mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”në Tiranë mbi 22 mijë tifozë, për shkak të rëndësisë që kishte kjo përballje.

Advertisements

Drejtoresha e Shëndetit Publik, Albana Fico, është shprehur se një grumbullim i tillë tifozësh është tejet i rrezikshëm, pasi mund të rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Coronavirus, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbrojnë veten dhge familjarët.

“Të mbrojmë veten. Askush nuk duhet vënë në provën e tmerrshme të fajësimit të vetes, që për një gjë që nuk dëgjoi, një vaksinë që nuk e bëri, një masë që nuk e zbatoi, për faktin se shkohet te Arena me 22 mijë tifozë aty dhe pastaj pritet nesër çudia historike. Jo, nuk pritet.Pritet të të ketë norma të larta infeksioni të ndjekur nga shtrime spitalore dhe persona që vdesin me ato mënyrat që i kemi shpjeguar me ato numra që i kemi shpjegur disa herë me 10-15 në ditë. Çdo njeri vlen. Çdo njeri është nëna, baba, motra dhe vëllai i dikujt tjetër. Çdo njeri që nuk ka bërë asnjë gjë, por ka harruar të bëjë gjënë kryesore, të vaksinohet, mund të jetë aty”, tha ajo.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakReshje shiu në të gjithë vendin, ja parashikimi i motit për sot
Artikulli tjetërEra e fortë shemb minaren e xhamisë, ja momenti kur shkëputet dhe bie mbi ndërtesë(Video)