Spitalet në Britaninë e Madhe kanë filluar nga sot përdorimin e një ilaçi të posaçëm kundër koronavirusit.
Advertisements
Autoritetet bëjnë me dije se bëhet fjalë për medikamentin “Ronapreve”, i cili u aprovua para një muaji nga Autoriteti për Ilaçet dhe Produktet Shëndetësore në Britaninë e Madhe për përdorim spitalor mbi personat që janë të shtruar në repartin intensiv apo ndaj atyre që nuk mund të krijojnë vetë anti-trupa, raporton abcnews.al.
Në vetvete, “Ronapreve” është një koktail anti-trupash, të cilat ndihmojnë që organizmi i njeriut të luf tojë virusin.
Advertisements
Ministri i Shëndetësisë së Britanisë së Madhe tha se vendi shquhet për zbulime shkencore në fushën e kurimit dhe ky zbulim është në kuadër të kësaj eksperience të siguruar ndër vite.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!