Ditën e djeshme në orën 16:00 është zhvilluar ceremonia mortore e 31-vjeçares, Dora, që u v ra me ar më zja rri nga ish i dashuri i saj 40-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi në ishullin Rodos Në Greqi, dy ditë më parë.
Advertisements
Autori e ekzekutoi 31-vjeçaren, me profesion mësuese, teksa ishte duke zbritur nga makina e po hynte në banesën e saj. Ai i kishte zënë pritë dhe e qëlloi me dy plumba duke e lënë të vd ekur në vend. Më pas autori i ndihmuar nga bashkëpunëtori u arratis, hyri në shtëpinë e tij që e kishte pak metra larg vendit të ngjarjes dhe vrau veten.
Por çfarë ndodhi një ditë para vr asje s?
Advertisements
Një ditë para se të ndodhte vra sja, vikti ma e kishte parë autorin, i cili ishte me profesion filolog, teksa jepte mësim në një shtëpi. Ai ishte me makinën e bardhë që kishte marrë me qira, të njëjtën që përdori për ekz ekutimin e 31-vjeçares. Këto detaje i bëri të ditura tezja e v iktimës, sepse vetë vajza ia kishte thënë në telefon nënës së saj.
“Një ditë para se të ndodhte e keqja, ajo e pa atë! Ai ishte në një shtëpi duke mësuar disa fëmijë, sepse ishte filolog. Ajo e pa me një makinë që kishte marrë me qira (Golfin e bardhë që përdori për të shkuar në vendin e vrasjes). E gjitha kjo një ditë para vr asjes. Dhe sigurisht kjo lëvizje e bëri atë të dyshimtë. Këto fjalë ia ka thënë vetë nënës së saj”, tha tezja e Doras.
Po ashtu edhe shoqja e vik timës, Marietta Diakou ka dhënë disa detaje të reja për ngjarjen. Ajo tha se kishte folur me 31-vjeçaren për herë të fundit një ditë para vrasjes së saj.
Ajo i kishte treguar se një natë, 40-vjeçari kishte arritur deri në atë pikë sa e kishte mbyllur në shtëpinë ku jetonin sëbashku para se të ndaheshin. Një herë tjetër, sipas dëshmisë së shoqes, autori nuk e ka lënë viktimën as të dalë në ballkon për të pirë duhan. Viktima i ishte drejtuar Prokurorisë së Kr imit Kiber netik, pasi 40-vjeçari i kishte hakuar kompjuterin dhe i kishte fshirë fotot.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!