Vjedhje “sy për sy” në Gjirokastër, hajduti futet si klient dhe merr byzylykun e floririt (Video)

Një vjedhje “sy për sy” ka ndodhur në një argjendari në Gjirokastër. Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al shihet momenti kur një person futet si klient për të blerë dhe vjedh një byzylyk floriri.

Advertisements

Me qetësi ai merr byzylykun nga kutia dhe e fut në xhep. Kamerat e sigurisë në argjendari kanë filmuar të gjithë skenën dhe pamja e autorit është e qartë.

Pasi merr byzylykun e kushtueshëm, hajduti largohet i qetë nga dyqani. Ndërkohë, pronarët kanë bërë denoncim në polici për vjedhjen. g.v/abcnews.al

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRrëfimi emocionues i 26-vjeçares afgane që erdhi në Shqipëri (Video)
Artikulli tjetërKur e dashura e re ta merr mendjen, prifti 52 vjeçar braktis kishën dhe nis jetën e re me autoren e romaneve satanike