Verë në shtator, meteorologia Lajda Porja tregon si pritet të jetë java

Java e tretë e shtatorit pritet që të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe me diell. Meteorologia Lajda Porja nga MeteoAlb se pritet që i gjithë vendi të jetë në mbizotërimin e temperaturave të larta dhe motit me diell.

Advertisements

Sipas saj dita më e nxehtë e javës do të jetë e marta ku temperatura maksimale do të jetë 33 gradë ose në disa zona edhe më shumë se kaq.

“Kushte të qëndrueshme moti. E gjithë java do të jetë me mot të kthjellët në zonat malore do të shfaqen gjatë mesditës, ndërsa pjesa e dytë e ditës do të ketë vranësira të herë pas hershme, megjithatë nuk do të ketë reshje. Sa i përket temperaturave ato vijnë të jenë të lartë nga 12-13 gradë në zonat juglindore, ndërkohë që maksimalja sot do të jetë 31 ose 32 gradë. E marta do të jetë dhe dita më e nxehtë e kësaj jave. Era s’do të ketë shumë shpejtësi duke e bërë që dhe deti të jetë më i qetë”, ka thënë ai.

Advertisements

Ndërkohë Porja ka bërë me dije se dhe në rajon do të jenë masa ajrore të qëndrueshme. Kosova do të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët me vranësira të lehta, me temperatura deri në 28 gradë celsius.

Në Maqedoninë e Veriut përveç diellit do të kemi dhe vranësira e pak shi në zona të izoluara temperaturat do të shkojnë deri në 30 gradë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVrau ish-gruan me bukë në gojë, zbardhet ekspertiza mjekoligjore që liroi nga burgu 31-vjeçarin
Artikulli tjetërI vrau të bijën, reagon ashpër babai i Sabrina Bengajt për ish-dhëndrin: Erdhi si mi në shtëpi kur nuk kishte burra