Tmerr tek “Shqiponja”, vendosja e gabuar e sinjalistikës çorodit shoferët

Trafiku në Tiranë është kthyer në një problematikë për qytetarët. Pas meje shikoni vargun e gjatë të automjeteve që po shkojnë në drejtim të pallatit me shigjeta e me një situatë të tillë në kryeqytet ndeshesh çdo ditë.

Advertisements

Ky bllokim i korsive vjen si pasojë e punimeve që po zhvillohen në ish-sheshin “Shqiponja.”

Advertisements

Prej disa ditësh mosvendosja e duhur e sinjalistikës sipas kodit rrugor i ka detyruar drejtuesit e automjeteve të bëjnë lëvizje të pa kontrolluara pasi me hapjen e tunelit ka ndryshuar edhe drejtimi i tabelave.

Eksperti i rrugëve Artur Sulçe shprehet se gabimet me vendosjen e sinjalistikës bën që të kemi rëndesë të trafikut sidomos në orët e pikut.

“Fakti që ju po thoni që mjetet ktheheshin do të thotë që ajo nuk është vënë konform kërkesave të VKM 153 të vitit 2000 që është rregulluar në zbatim të kodit rrugor dhe VKM 277 që është manuali i sinjalistikës. Përdoruesit e rrugës duhet të lajmërohen dhe përmes sinjalistikës horizontale që ai ta zërë në një distancë 200-300 metra më parë korsinë në të cilën do lëvizë, në funksion të desitnacionit,” tha Sulçe.

Edhe pse ky problem ka gati dy ditë nga ana e institucioneve përkatëse nuk është marrë asnjë masë për përmirësimin e situatës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakGabimi në anestezi i kushtoi gjendje koma/ Franca në zi për vdekjen e futbollistit të PSG dhe kombëtares së ‘Gjelave’ (fotot)
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Aksident i shumëfishtë në Elbasan-Peqin, makinat përplasen ‘kokë më kokë’