Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të dielën janë regjistruar 10 viktima me koronavirus.
Advertisements
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 173 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 5.798 mostrave.
Këto shifra nënkuptojnë se 2.9 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë.
Advertisements
Sipas autoriteteve 2.261 persona janë shëruar, ndërsa mbi 9 mijë persona janë ende aktivë në koronavirus.
Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 158.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.899 persona kanë vdekur.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar të dielën se në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 591 pacientë të infektuar me koronavirus.
Prej tyre, 49 pacientë janë në kujdes intensiv ndërsa 458 pacientë janë në oksigjenoterapi.
Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 439.723 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 727.283 persona kanë marrë dozën e parë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!