U prezantuan si policë/ Grabitje me armë në Malësinë e Madhe, autorët marrin 5 mijë euro bizhuteri dhe mijëra euro cash

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Boriç i Vogël, në Malësinë e Madhe.

Advertisements

Mësohet se dy persona të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit Ndue Ulaj.

Autorët e grabitjes fillimisht janë prezantuar si policë dhe më pas kanë grabitur bizhuteri ari me një vlere rreth 5 mijë euro si dhe 11500 euro që 36-vjeçari Ulaj ka patur në çantën e punës.

Advertisements

Kryefamiljari Ndue Ulaj ka rrëfyer ngjarjen, duke thënë se si grabitësit i kanë drejtuar armën atij dhe fëmijëve si dhe nënës 80 vjeçare, ndërsa tregon se fillimisht ata kanë thënë se janë policë dhe se kishin ardhur për kontroll.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSuper dieta/ Mbajeni në këtë mënyrë dhe humbni katër kilogramë për një javë
Artikulli tjetërLAJM I FUNDIT / Ambasadorja Yuri Kim takim të papritur me Lulzim Bashën