U la e vdekur në derë të spitalit/ Flet babai i Marigonës : Nëse shteti nuk vepron, e kemi vet ne ligjin e kanunit!

Marigona Osmani u vr a në Ferizaj nga bashkëshorti i saj Dardan Krivaqa ne bashkëpunim me mikun e tij, Arber Sejdiu. 18-vjecarja humbi jetën nga dh una e tme rrsh me fizike e shkaktuar nga Krivaqa.

Advertisements

Trupi i pa jetë i 18-vjeçares u la përpara spitalit të Ferizajt pa shenja jete. Policia arre stoi dy personat e dyshuar për kryerjen e kr imit në Ferizaj.

Babai i Marigonës, Muhabi Osmani, foli ekskluzivisht për emisionin Shqipëria Live mesditën e së hënës. Ai tha se nuk kishin dyshuar asnjë moment për gjendjen e çiftit.

Advertisements

Babai i Marigonës: Nuk kemi ditur se na ndodhte ky rast. Kemi pasur bindje se ishte gjithçka në rregull, por qenkemi mashtruar. Në Kosovë thonë që në fillim kur shkon te burri të mërzitet dhe e kam mbajtur vajzën time në vëzhgim. Nuk ka pasur telefon. Kur vinte këtu dhe komunikoja unë gjithmonë në atë mënyrën, lëvizjet çdo bisedë, sytë nga ajo. Nëna e vet ka shkuar dy herë në banesë dhe ka qenë e mbyllur. Kanë ardhur familjarët e tij. Marigona ka qenë një vajzë e urtë, e sinqertë, nuk na ka hapur telashe kurrë.

Ai theksoi se nëse nuk ka drejtësi nga institucionet e Kosovës do të bëjnë vetëgjyqësi, teksa përmend ligjin e Lekë Dukagjinit.

Babai i Marigonës: Nëse shteti nuk jep verdiktin e vet ne kemi ligjin tjetër, ligjin e kanunit. Më ka ndodhur mua mos t’i ndodhë ndokujt tjetër.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Aksident në Llogara, autobusi me pasagjerë përplaset me furgonin në kthesën e fortë (FOTO)
Artikulli tjetërGrekët të surprizuar nga sjellja e kosovarëve, letër FFK-së: Ne duam t’ju falënderojmë edhe një herë për mikpritjen tuaj dashamirëse