U kritikua ashpër për veshjen e vajzës në ditën e parë të shkollës, Robert Berisha reagon i revoltuar

Këngëtari dhe moderatori Robert Berisha uroi vajzën e tij Renee, për ditën e parë të shkollës me anë të një postimi në rrjete sociale, por fansat e kritikuan ashpër për shkak të veshjes së saj.

Advertisements

Vogëlushja kishte veshur një palë xhinse me një bluzë crop top që i tregonte barkun.

Advertisements

“Suksese qika jeme dhe urime dita e parë. Të don babi shumë!”, shkroi Roberti krahas fotos.

Pas kritikave të shumta në rrjet për bluzën e Renees, moderatori vendosi të reagojë me anë të një statusi në Instastory.

“Kjo foto është bo para lagjes ku jeton Renee e jo në ditën e parë të shkollës… Në shkollën ku shkon, është amerikanë dhe kanë uniformë e ju që merreni me vipa të bllokut… me fëmi mos u merrni për klikime, se herën tjetër nuk ju boj tag po…”- shkruan Roberti.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRikthehen përmbytjet masive, rrugët, makinat dhe garazhdet “pushtohen” nga uji (VIDEO)
Artikulli tjetërPublikohen pamjet kur Kozak Braçi rrëmbehet nga njerëzit e Fabio Dushkut (VIDEO)