Një 50-vjeçar nga Bujanovci është vrarë mbrëmjen e së dielës në Gjilan.
Advertisements
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 te parku i qytetit, pranë një lokali.
Sipas policisë, 50-vjeçari ishte duke pirë kafe kur dy persona qëlluan me armë zjarri dhe më pas janë larguar.
Advertisements
Policia thekson se janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!