Thellohet tragjedia në spitalin COVID në Tetovë. Mediat në Maqedoni bëjnë me dije se deri më tani dyshohet për të paktën 20 viktima, mes të cilëve mjekë dhe pacientë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.
Advertisements
Pjesa e spitalit ku ka qenë të shtruar pacientët me COVID është djegur plotësisht ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë mundur të shuajnë flakët pas të paktën një orë betejë.
Advertisements
Familjarët të përhumbur përpiqen të kontaktojnë me të afërmit e tyre ndërsa nuk dihet ende asgjë zyrtare për fatin e pacientëve dhe mjekëve që kanë qenë në godinë në momentin e rënies së flakëve.
Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nga spitali i Tetovës tha se nuk dihet ende numri i saktë i viktimave.
Ndërsa zv. komandanti i forcave Zjarrfikëse u shpreh se raportimi për rënien e zjarrit është bërë ndërsa shuarja e tij është bërë në orën 21:45. m.v/abcnews.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!