Tensionet në veri të Kosovës, Këshilli Europian ‘paralajmëron’ Kurtin dhe Vuçiçin!

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç te terhiqen per të shmangin tensionet në veri të vendit.

Advertisements

Michel, me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, ka thënë se po mban kontakte të ngushta me kreun e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell lidhur me situatën në veri.

Kreu i Këshillit Europian ka bërë thirrje që të tërhiqen Njësite Speciale te Kosovës dhe barrikadat në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

Advertisements

“Në kontakt të ngushtë me Josep Borrell. Koha që Serbia dhe Kosova, Aleksandar Vuçiç dhe Albin Kurti, të tërhiqen dhe të mos e eskalojnë situatën, ta bëjnë tërheqjen e Forcave Speciale dhe barrikadave dhe të vazhdojnë negociatat sipas propozimeve të Emisarit të Lartë të BE-së, Miroslav Lajçak”, ka deklaruar ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFundjava vjen me diell dhe temperatura deri në 32 gradë, njihuni me parashikimin e motit
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Vuçiç nxjerr tanket në kufi me Kosovën, Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë! Rama përgatit vizitën në…