Të shtëna me armë në ajër në dasma e festa, policia e Kosovës bën “kërdinë” me arrestimet! Në pranga 81 persona gjatë sezonit të verës

Të shtënat me armë në ajër për festa dhe gëzime është një traditë që ka ngelur prej vitesh tek qytetarët shqiptarë dhe kosovarë.

Advertisements

Përgjatë kësaj vere, policia e Kosovës ka bërë “kërdinë” me arrestime në ahengje të ndryshme duke arrestuar 81 persona të cilët kanë shtënë me armë zjarri në ajër.

Siç njoftohet, patrullat policore gjithandej vendit gjatë verës kanë monitoruar këto lloj festimesh (dasma dhe ahengjet e ndryshme), me qëllim parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit për ‘të festuar’.

Advertisements

Në total përgjatë gjithë sezonit turistik policia ka sekuestruar 118 armë zjarri.

“Aktivitete policore kanë ndikuar në reduktim të rasteve të tilla, por prap ka pasur raste kur edhe janë përdorur armët për qëllime të tilla. Çdo herë ku policia ka pasur informatë nga qytetarët apo gjatë patrullimeve është ardhur deri tek informata se në një rast të tillë janë përdorur armët, policia ka intervenuar. Kështu, gjatë kësaj kohe për shkak të të shtënave me armë, policia ka arrestuar 81 (tetëdhjetë e një) persona, ka konfiskuar: 91 (nëntëdhjetë e një) revole dhe 21 (njëzet e një) armë të gjata. Policia ka iniciuar raste penale si: ‘armëmbajtje pa leje’ ose ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ për ata persona që dyshohet të jenë përfshirë në raste të tilla”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë në këto raste nuk ka pasur persona të lënduar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për nesër, e Enjte 9 Shtator 2021
Artikulli tjetërVrau shokun se i përdhunoi vajzën 8 vjeçare, gjykata merr vendimin e papritur!