Studimi në 29 shtete zbardh rezultatet që nuk i dinit për situatën e Covid-19: Kjo nuk ka ndodhur prej Luftës së Dytë Botërore!

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar rënien më të madhe të jetëgjatësisë prej Luftës së Dytë Botërore, ka treguar një studim i publikuar në revistën shkencore, International Journal of Epidemiology.

Advertisements

Të dhënat e siguruara nga 29 shtete, duke përfshirë, Shtetet e Bashkuara, Evropën dhe Kilin, kanë treguar se përparimi në jetëgjatësi është kthyer mbrapsht, si pasojë e pandemisë.

“Fakti që të dhënat tona tregojnë për një ndikim të madh, të lidhur me pandeminë, tregon sa shkatërruese dhe shokuese ka qenë pandemia në shumë shtete”, ka thënë mjekja, Ridhi Kashyap, bashkëudhëheqëse e studimit.

Advertisements

Në 22 nga 29 shtetet e analizuara, jetëgjatësia ka rënë për më shumë se gjashtë muaj, në krahasim me 2019.

Në shumicën e shteteve, burrat kanë dalë më keq sesa gratë.

Burrat në Shtetet e Bashkuara janë përballur me humbjen më të madhe të jetëgjatësisë – 2.2 vjet – në krahasim me 2019, të përcjellë nga burrat në Lituani me një ulje prej 1.7 vjet.

Në Shtetet e Bashkuara, rritja e mortalitetit është raportuar kryesisht te personat nën moshën 60-vjeçare, derisa në Evropë, vi ktimat kanë qenë kryesisht mbi moshën 60-vjeçare.

Studimi është kryer duke analizuar të dhënat e vitit 2020, gjatë së cilit, 1.8 milion persona kanë vd ekur si pasojë e pandemisë në gjithë botën.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, nga marsi i vitit 2020, kur ka shpërthyer pandemia, e deri më tani, janë regjistruar rreth 4.7 milionë viktima me koronavirus në botë./REL

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAda e “Përputhen” kapet ‘mat’ me reperin e njohur (VIDEO)
Artikulli tjetërPamje të frikshme nga tërmeti në Kretë/ Banorët dalin të tmerruar nëpër rrugë, raportohet për jetë të humbura (VIDEO)