Studimi i fundit/ Dy doza të kësaj vaksine janë 94% efektive kundër Covid-19

Dy doza të vaksinës Johnson & Johnson sigurojnë 94% mbrojtje kundër Covid-19, zbuloi një studim i kompanisë sot, duke e treguar një përafri me dozat e Modrenës ose Pfizerit.

Advertisements

Kompania gjithashtu tha se, një dozë përforcuese do të rriste akoma më shumë imunitetin duke i mbrojtur njerëzit nga infektimi.

Vaksina me dozë të vetme e Johnson & Johnson u dha autorizim për përdorim urgjent nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave më 27 shkurt. Ajo u është dhënë rreth 14.8 milion amerikanëve, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Advertisements

Prova e vazhdueshme e kompanisë në fazën 2 të një regjimi me dy doza tregoi se dhënia e dy dozave me 56 ditë distancë siguronte 100% mbrojtje kundër Covid-19 të rëndë dhe 94% mbrojtje kundër Covid-19 të moderuar deri të rëndë, në Shtetet e Bashkuara./albeu.com

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Dënoj reagimin destabilizues të serbomadhit Vuçiç”/ Tensioni në Kosovë dhe Serbi, reagon ish-kryeministri Berisha
Artikulli tjetër‘Vrasja e një kryeministri’/ Braçe mesazh të koduar për Ramën, çfarë fshihet në të (VIDEO)