Metereologu Hakil Osmani ka qenë i ftuar ditën e sotme në një intervistë për Fax News, ku ka folur për parashikimin e motës për sot por edhe në vijim gjatë ditëve të para të shtatorit.
Advertisements
Osmani thotë se pasditen e sotme dhe ditën e nesërme do të ketë mot të vrenjtur por duke filluar nga dita e martë do të rikthehet mori i kthjellët.
Më tej, Metereologu Osmani u shpreh se stina e verës do të vijojë edhe gjartë shtatorit me temperatura deri në 34 gradë celcius , por ai sqaroi se ky shtator është më normal krajhasur me shtatorin e vitit të kaluar.
Advertisements
“Në fakt temperaturat e ajritgjatë ditës së sotme pritet të rriten deri në 32 gradë celcius. Ditën e nesërme presim që të ulen temperaturat. Vlerat minimale regjistrohen në zonat verilindore dhe juglindorem Kukës dhe Erseka. Maksimumi pritet të regjistrohet, në Fier, Elbasan, Fier por edhe Kryeqytet. Të paktën edhe javën tjetër pritet të mbetemi në temperatura të larta, deri në 34 gradë celcius. Kushtet atmosferike, dita e sotma pritet që gjatë orëve të pasdites të bëhen më të shpeshta, por edhe nesër. E hëna mbetet nën kushtet e paqëndrueshme atmosferike, por duke filluar nga e marta presim që koha të jetë e kthjellët. Vijojnë të kemi temperatura të larta, duke bërë që të kemi vijmësi të stinës së verës edhe në ditët e para të shtatorit. Vijojmë të ndikohemi nga masat ajrore të ngrohta.Nuk janë temperatura normale për shtator. Por krahasuar me shtatorin e kaluar janë më normale. Në vitin e kaluar, shtatori ka regjistruar vlera deri në 38 gradë celcius. Ky shtator mund të konsiderohet më normal se viti i kaluar. Për sa i përket reshjeve, shtatori i kaluar ishte më i thatë.
Kosova do të jetë me kthejellime dhe presencë të vranësirave, me reshje shiu më të mundshme gjatë ditës së nesërme. Java që vjen edhe në këto dy shtete do të sjellë mot të qëndrueshëm. Do të ketë rritje të temperaturave me të paktën 2-3 gradë. Në fakt kontinenti europian mbetet në me temperatura më të larta se vlerat normale. Gjatë kësaj fundjave pritet të kemi mungesë reshjeve të shiut”, tha Osmani.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!