Një kirurge plastike 75-vjeçare është arrestuar në Greqi sepse tentoi të merrte certifikatën e vaksinimit pa kryer vaksinën anti Covid.
Advertisements
Mjekja e donte certifikatën për të vijuar punën pasi është e detyrueshme për të hyrë në sallën e vaksinimit. Ajo së bashku me sekretaren e saj zgjodhën këtë mënyrë, por nuk i kanë shpëtuar dot policisë. Të dyja kanë bashkëpunuar me infermieren dhe janë arrestuar nga policia.
Advertisements
Ato akuzohen për veprën penale të vjedhjes së një certifikate, bashkëpunim dhe shkelje të masave për parandalimin e sëmundjeve. Në pamjet e siguruara nga media greke duket momenti kur infermierja vendos që të kryejë vaksinë placebo.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!