Skandali i madh me kriptomonedhat, vihet ne pranga i riu shqiptar që ndihmoi turkun Faruk Fatih Özer (Emri)

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia në Tiranë pasi ndihmoi shtetasin turk, Faruk Faith Ozer, i cili kërkohej nga autoritetet në kuadër të hetimit të kryer kundër shërbimit të kriptove Thodex.

Advertisements

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë Edevaldo Haxhiu dhe akuzohet për mbështetje të turkut Farkuk Faith Ozer.

Mirëpo mësohet se Haxhiu nuk ka dhënë asnjë informacion gjatë marrjes në pyetje teksa ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.
Duke thënë se nuk e njihte Fatih Ozerin, Haxhiu argumentoi se akuzat se ai e ndihmoi Ozerin nuk ishin të vërteta.

Advertisements

Kujtojmë se Farkun Faith Ozer u arrestua më 27 prill në Kosovë, I riu konsiderohej nga mediat turke si një prej mashtruesëve me të mëdhenj, pasi kishte manipuluar rreth 400 mijë persona duke i marrë 2 miliardë dollarë. Ozer u largua nga aeroporti i Stambollit, në një drejtim të panjohur por më pas u zbulua se kishte mbërritur në Shqipëri.

I riu themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin, por pasi u mori investimet nuk i lejonte më që të kishin akses në platformë.

Pas denoncimeve të bëra, Prokuroria nisi hetimet ndaj tij duke e shpallur në kërkim, pasi aku zohet se ka kryer veprën penale: mashtrim duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kri minale.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakJapin zemrën për ju, 3 shenjat më besnike të horoskopit
Artikulli tjetërE trishtë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur, djali i tij jep lajmin e hidhur