“S’ka furnizime”/ Bebe Rexha dhuron 10 mijë dollarë për spitalin e Dibrës, i bën thirrje ndjekësve

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka dhuruar 10 mijë dollarë për Spitalin e Dibrës, me arsyetimin se nuk ka furnizimet e nevojshme.

Advertisements

Artistja nuk është ndalur me kaq, pasi i ka bërë thirrje publike të gjithë ndjekësve për ndihmë. Thirrjen, këngëtarja e ka publikuar përmes një postimi në “Instastory”, ku shkruan:

“Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”, ka shkruar Bebe Rexha në thirrjen e saj publike në “InstaStory”, e cila shton: “Ju lutem ndihmoni, nuk ka mjaftueshëm furnizime”.

Advertisements

Këngëtarja ka postuar gjithashtu linkun nga ku mund të dhurohen online para për spitalin. Deri më tani janë mbledhur 33.280 dollarë, ku 10 mijë janë dhuruar nga artistja 32-vjeçare.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMedia italiane: Elona Kalesha copëtoi dhe futi në valixhe vjehrrrit e saj. ARSYEJA: Ata zbuluan se nusja ishte shtatzënë me një tjetër
Artikulli tjetërU vendos vaksinimi i detyruar! Studentët shqiptarë ngrihen në protestë