“Çmendet” shqiptari në Greqi, rreh dhe bën për spital gruan, policia e gjen të …

Një inicident i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Greqi. Një 54 vjeçar shqiptar ka goditur, duke lënë të plagosur rëndë gruan e tij, në Kalkidë, ku ata jetonin prej kohësh.

Advertisements

Sipas medieve greke episodi i dhunës në familje ndodhi në një apartament në katin e dytë të një pallati, në rrugën Gazepi. Fqinjët e çiftit dëgjuan zëra dhe njoftuan policinë menjëherë.

Policët nxituan për në vendngjarje, ndërsa e gjetën gruan të shtrirë në dysheme, të plagosur rëndë në kokë dhe e rrethuar nga një pellg gjaku.

Advertisements

54-vjeçari u arrestua nga policia, pasi nuk arriti dot të largohej nga vendngjarja. Gruaja e plagosur u transportua në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakOSHEE stakon energjinë elektrike për disa zona në Tiranë, në datat 4-5 shtator. Ja kush preket
Artikulli tjetërBabai i futbollistit të Kombëtares denoncon: Na kanë kërcënuar me kërkesë të njerëzve të fuqishëm! Ja statusi