Një 20-vjeçar shqiptar nga Kosova ka mbetur i vdekur mbrëmjen e djeshme pas një sherri me thikë në Zvicër.
Advertisements
Mediat zvicerane bëjnë me dije se dy grupe janë përplasur me njëri tjetrin pranë një pike karburanti duke përdorur thika dhe mjete të forta.
20-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të marra ndërkohë që disa të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe më pas janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Advertisements
Qytetarët në zonë kanë njoftuar policinë. Një punonjës në pikën e karburantit i tha policisë me zërin e dridhur “Si mund ta bënin atë gjë”.
Zona ku ndodhi ngjarja u rrethua nga policia rreth orës 00:30 të mëngjesit të së dielës për të hetuar në lidhje me këtë ngjarje. m.v/abcnews.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!