I fundit/ Shikohen dy predha në lumin Buna, çfarë po ndodh? (pamje)

Një grup italianësh kanë gjetur në ujërat e lumit Buna, dy predha.

Advertisements

Sipas burimeve të deritanishme italianët të cilët po lundronin në ujërat e lumit Buna kanë arritur që t’i gjejnë dy predhat duke përdorur magnet.

Është e paqartë se si grupi i italianëve kanë arritur që t’i gjejnë por menjëherë pasi kanë konstatuar dy predhat kanë lajmëruar policinë vendore të Shkodrës.

Advertisements

Efektivët menjëherë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes duke bllokuar kalimin e qytetarëve në urën e vjetër të bunës për të shmangur çdo lloj rreziku.

Një prej predhave është e përmasave të mëdha ndërsa tjetra është pak më e vogël. Tashmë pritet ardhja e forcave XHENIO nga Tirana për të bërë të mundur demontimin e tyre.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë/ 20 vjeçari i futet në shtëpi të moshuarës dhe e dhunon derisa ajo ‘jep shpirt’
Artikulli tjetërLajmi fundit/ ‘Kris’ sherri mes vëllezërve për një llaf goje, njëri tenton t’i djegë banesën