“Nuk ka ushqime të shtrenjta në menunë e tij, vetëm ushqime të shëndetshme”/ Kuzhinieri zbulon sekretet e dietës së Ronaldos

Duke pritur debutimin zyrtar me fanellën e Manchester United, më shumë kuriozitete për një nga sekretet e Cristiano Ronaldos, ushqimin, mbërrijnë nga tabloidët britanikë. Në tri vitet e tij në Torino, ai u mbështet te kuzhinieri Giorgio Barone, i cili zbuloi të gjitha pjatat e tij të preferuara:

Advertisements

“Nuk ka ushqime të shtrenjta, vetëm ushqime të shëndetshme. Peshk, mish pule dhe viçi, vezë, avokado, vaj kokosi dhe oriz i zi. Ju duhet të kujdeseni për trupin tuaj saktësisht ashtu siç bëni me një Ferrari. Vaji i kokosit është një përbërës që, përveç stimulimit të ndjenjës së ngopjes, forcon sistemin imunitar, nxit tretjen, përmirëson nivelin e kolesterolit dhe ndihmon në dje gien e dhjamit të barkut. Unë gatuaj gjithçka me vaj kokosi”.

Advertisements

Më tej, kuzhinieri shton se për Ronaldon, pushimi është thelbësor: “Sa i përket hidratimit, Ronaldos i pëlqen të pijë shumë ujë. Plani i të ushqyerit shoqërohet me stërvitje të fortë, por pushimi është po aq vendimtar sa stërvitja ose ushqimi, edhe pasdite. Zakoni i tij është të ngrënit herët në mbrëmje, jo shumë vonë.

Nuk e kisha problem të isha pjesë e stafit të tij. Cristiano është një kampion për të gjithë: një njeri i madh, një baba i madh, një familjar i madh”. Giorgio Barone është kuzhinier privat, që punon në të gjithë Europën. Nga Buffon te Boateng, duke kaluar përmes Lucas Hernandez; shumë yje të futbollit janë mbështetur në recetat e kuzhinierit nga Sardenja.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Makina përmbyset në mes të rrugës, të mbijetuarit nxirren anash për ndihmën e parë (VIDEO)
Artikulli tjetërE rëndë/ Shpërthimi i gazit shemb dy kate të pallatit rezidencial, 7 persona kanë humbur jetën deri tani